Gjuha shqipe

Ky është një ndër inçizimet e para të zërit në gjuhën shqipe dhe është bërë më 4 prill 1914. Dhe ky inçizim ruhet në arkivivin Fonogramik në Akademinë e Shkencave në Vjenë, Austri. Këtë inçizim pra i pari në gjuhën shqipe, është bërë nga albanologu austriak NORBERT JOKL (1877-1942) Zëri që po dëgjoni këtu është i një shqiptari nga Vrapçishta e Gostivarit i lindur 1876. Ai këtu tregon përrallën: PELA DHE UJKU. Ja përralla: Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. E kulloten si kulloten e shkon në fushë si shkon në fushë. E u çuaka pela e mbajka katërmbëdhjetë muaj. Katërmbëdhjetë muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bëka mazi. Si u ba mazi, kana rrit. Si kana rrit shkuaka pela e kullotka në fushë.E kullotka e ardhka në shtëpi. E del prej shtëpisë e shkon në fushë. Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thot mazit: A kur të dal prej derës unë e ta ma çelish derën. Thotë e del e shkon në fushë. E vjen në fushë, prej fushe e thot: Pelo pelo çilma derën se të kam pru bar, kashtë tagji.Pela mazi e çelën. Hynë brenda. Si hynë brenda, bahet ditë kana, natë kana ditë.

Video mëparshme Kthehu video pasuese

2 vota. Mesatarja e 3.00 të 5.

Shto një koment
Kodi i gabuar! Provoni përsëri